Mbrëmjen e sotme ministri i Brenshëm, Taulant Balla për me s një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë një rast dhune në Fushë-Krujë.
Sipas denoncimit të Ballës një biznesmen në Fushë-Krujës ishte dhunuar barbarisht në oborrin e banesës së tij.
Rastin e ka përcjell tek ministri gruaja e të dhunuar ku menjëherë pas marrjes së denoncimit Balla ka takuar familjarët.
“E falenderoj Valbonën, një banore të Fushë-Krujës, e cila besoi tek unë duke më dërguar mua personalisht një skenë të ngjashme dhune në oborrin e shtëpisë/biznesit të saj familjar, ku ishte dhunuar barbarisht bashkëshorti i saj nga disa persona,” shkruan Balla.
Ai gjithashtu ka ndarë edhe pamjet e rënda ku duhet biznesmeni duke u dhunuas.
Policia e Shtetit po kryen veprimet e menjëhershme pas marrjes së pamjeve filmike ndërsa AMP po verifikon veprimet ose mos-veprimet e policisë vendore.
“Vajta menjëherë sapo mora mesazhin dhe u takova me familjen e Valbonës në Fushë-Krujë, të cilëve Policia e Shtetit duhet t’i garantojë mbështetje dhe se do të bëjmë gjithçka që në territorin e kësaj republike të mos më ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve,” shtoi Balla.
Videon e gjeni në postimin e ndarë nga ministri Balla. ↓









