-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon Shërbimi Gjeologjik i SHBA, ja ku ishte epiqendra e tërmetit në Marok

Kryesoret

Tërmeti në Marok ra pak pas orës 23:00 sipas kohës lokale në një thellësi relativisht të cekët prej 18.5 kilometrash (11.4 milje), sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Epiqendra ishte në malet e Atlasit të Lartë të vendosur rreth 72 kilometra (44.7 milje) në jugperëndim të Marrakech, një qytet me rreth 840,000 banorë dhe një destinacion popullor turistik.

Tërmeti shkatërrimtar në Marok, shkon në 632 numri i viktimave

“Tërmetet e kësaj madhësie në rajon janë të pazakonshëm, por jo të papritur. Që nga viti 1900, nuk ka pasur asnjë tërmet me magnitudë 6 apo më të madh brenda 500 km nga ky tërmet, dhe vetëm nëntë tërmete me magnitudë 5 dhe më të mëdhenj”, tha USGS.

Institucioni amerikan parashikoi se “ka të ngjarë të ketë dëme të konsiderueshme dhe katastrofa është potencialisht e përhapur”, duke vënë në dukje se shumë njerëz në zonë banojnë në struktura që janë “shumë të cenueshme nga lëkundjet e tërmeteve”.

Njerëzit vrapojnë të tmerruar, ndërtesat i zënë poshtë, momenti i tërmetit në Marok

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit