-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa shanse kemi të shkojmë në EURO 2024? Flet heroi i shqiptarëve, Gianni de Biassi

Kryesoret

Sa herë që përmendet fjala “kualifikim” mendja të shkon te Gianni de Biassi, trajneri që udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt suksesit të parë në një kampionat europian.

Po sot a mund t’ia dalë Shqipëria? Ish-trajneri i kuqezinjve e thotë me bindje: “Po!” Tekniku italian jep edhe disa këshilla se si menaxhohen emocionet kur atmosfera elektrizohet.

EURO 2024 / Kuqezinjtë rikthehen në Shqipëri, stërvitje në prag të duelit me Poloninë

Pjesë nga intervista

De Biassi, a e patë ndeshjen e Shqipërisë në Çeki?

Që luajtën mirë dhe me shumë personalitet. Por ai rasti në fund… Ah sikur të kishte pasuar si duhet ai djaloshi debutues (Daku). Oh, çfarë rasti ishte…

Kuqezinjtë mund të festojnë, goli i Bajramit rendit kombëtaren të dytën në grup

Kështu si luajmë dhe kaq pikë sa kemi, a mund të shkojmë në Europian?

Pse më pyesni vazhdimisht për këtë? Ua kam thënë edhe më parë: po, Shqipëria i ka shanset, që jo vetëm të shkojë në Europian, por edhe ta mbyllë e para në grup. Ia kam thënë edhe Armandos (Dukës) që kur u hodh shorti se shanset janë vërtetë të mira.

Çekët ulin kokën: Turp! Na ndali Shqipëria

Ju e dini se si elektrizohet atmosfera në Shqipëri pas disa rezultateve të mira… Si menaxhohet kjo situatë kur ke vetëm dy ditë kohë të përballesh me Poloninë?

Bllokoni Levandovskin dhe mos humbni më raste si ai kundër Çekisë… (qesh). OK, t’i lëmë batutat mënjanë. Me Poloninë nuk është asnjëherë e lehtë, por duhen bërë 3 gjëra…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit