-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti apokaliptik në Marok/ Britma, panik e frikë, banorët rrëfejnë tmerrin e lëkundjeve

Kryesoret

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Marokun. Raportohet se vendi është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballë i pak pas orës lokale 23:00 të mbrëmjes së të premtes.

Një pasgoditje e fortë 19 minuta më vonë, e ndje në qytete në të gjithë vendin. Epiqendra e tërmetit ishte në Malet e Atlas, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit.

Tërmet me magnitudë 7 në Marok, 296 të vdekur, qindra të tjerë të plagosur

“Shumë ndërtesa u shembën në qytetin e vjetër të Marrakeshit”, tha një banor, i cili tregoi se ishte në banesën e tij në katin e tretë të ndërtesës së tij kur ra tërmeti.

“Rrethinat e Marrakeshit u prekën shumë nga tërmeti. Shumica e viktimave janë regjistruar në komunat dhe periferitë rurale përreth”, shtoi ai.

Ministria e Brendshme e Marokut tha se të paktën 296 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit vdekjeprurës.

Më shumë se 150 persona të lënduar janë dërguar në spitale për trajtim, shtoi Ministria, duke theksuar se shumica e viktimave dhe dëmeve ndodhën pranë epiqendrës së tërmetit në zonat provinciale.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi relativisht të cekët prej 18.5 km dhe ndodhi rreth 72 km  në jugperëndim të Marrakeshit dhe 56 km  në perëndim të qytetit të Oukaimeden.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit