-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Audi i zi, gracka dhe shënjestra…”! Eksperti “futet” brenda vrasjes në Vlorë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja mbi ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë ku viktimë mbeti Laert Keka. Ka shkuar mbi 20 numri i personave të pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Familjarë, shok, miq, por edhe dëshmitarë janë marrë në pyetje për konfliktet që ai ka patur apo ngjarje të mëparshme. Rreth 30 gëzhoja kallashi janë gjetur në vendin e ngjarjes. 6 prej plumbave e kanë kapur 41-vjeçarin në trup, këmbë dhe kokë.

Laert Keka ka ndërruar jetë në momentin kur qitësi ka dalë nga makina dhe e ka goditur për herën e fundit, dyshohet në kokë. Ngjarja ndodhi në një zonë të frekuentuar, në orarin e mbrëmjes ku ka biznese dhe kamera sigurie ku e gjithë ngjarja është filmuar nga këto të fundit. Eksperti i policisë, Fatjon Softa shprehet se këto janë skema mafioze të njohura për publikun duke e kthyer Vlorën tek atentatet.

“Vrasje tipike me mjete dhe targa të vjedhura, një Audi i zi, me targa të huaja, njerëz të maskuar ndjekin dhe ekzekutojnë shenjestrën e tyre që lëvizte me motor, goditje me armë zjarri dhe viktima nuk i mbijeton plagëve të marra. Mjeti largohet nga vendi ngjarjes pranë kishës Ortodokse dhe gjendet i djegur në fshatin Kote.

Policia e Vlorës, gjate sezonit, me shumë vëmendje i ka kushtuar radarëve portativ në autostradë edhe në vende që rrezikonin jetën e punonjësve të policisë,(thjesht #gracka se parandalim) për të gjobitur qytetarët se sa në parandalimin e ngjarjeve kriminale apo mbajtjes nën vëzhgim të personave me precedent të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë” thotë Softa.

Dinamika/ Si hynë, zbrazën kallashin në kokë dhe u arratisën vrasësit me pagesë në Vlorë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit