-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër rinis beteja në Kuvendin e Kosovës, zotohet opozita, premton qeveria

Kryesoret

Kuvendi i Kosovës të hënën do të nisë sesionin e rregullt vjeshtor, pas pushimeve verore të deputetëve. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje premton efikasitet më të madh të mazhorancës në miratimin e projektligjeve dhe mbarëvajtje më të mirë të seancave. Mirëpo, partitë opozitare “kërcënojnë” shumicën parlamentare dhe qeverinë se s’do ketë normalitet në Kuvendit deri sa të shpallen zgjedhjet e reja të parakohshme.

Në PDK dhe AAK nënvizojnë se s’do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend, përfshirë edhe për marrëveshjet ndërkombëtare. Në anën tjetër, monitoruesit e punës së legjislativit kërkojnë që deputetët të mos përdorin gjuhë joparlamentare dhe të ketë mbarëvajtje të rregullt të seancave plenare.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se gjatë sesionit vjeshtor do të përmbushin në tërësi agjendën legjislative që e ka propozuar qeveria. Por, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se do të ndërmarrin mjete dhe veprimet demokratike që i kanë në dispozicion brenda Kuvendit, për t’ia pamundësuar punën shumicës parlamentare, rrjedhimisht edhe Qeverisë së Kosovës.

I ashpër me partinë në pushtet është edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka degraduar jetën parlamentare. Ai shton se e njëjta s’ka lënë asnjë hapësirë që opozita me qenë konstruktive në Kuvend. Mirëpo, këtë qasje e sheh të gabuar deputeti i pushtetit, Adnan Rrustemi. Sipas tij, sjellja e opozitës është joracionale në Kuvend. Në anën tjetër, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj tregoi se cilat çështje duhet t’i ketë prioritet Kuvendi gjatë sesionit vjeshtor./ Kosovapress

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit