Ka gjetur portën e polakëve për mes një super goli Asani.
Ka qenë minuta e 37 ku Jasir Asani nga një gjuajtje jashtë zonës së portierit me të majtën gjeti portën e Polonisë.
Goli ka ndezur festën dhe ka dhënë shpresa se ekipi mund t’ia dalë të kualifikohet në “Euro 2024”.
Fati duket se është me kombëtaren pasi pak minuta më parë VAR anuloi një gol të Polonisë.