-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria udhëheq grupin E, mposht Poloninë në “Air Albania”

Kryesoret

Sapo ka përfunduar përballja mes Shqipërisë dhe Polonisë ku kombëtarja arriti të rrëmbente një fitore të rëndësishme.

Me rezultatin 2-0, Asani dhe Daku kontribuuan për një fitore me vlerë për kualifikueset e “Euro 2024”.

Ndeshja nisi me disa trazira nga tifozët por gjithçka u vu në kontroll nga policia. Polakët e nisën mirë pasi arritën të gjenin portën por fati ishte me ne pasi ishte pozicion jashtë loje.

Pak minuta më pas Jasir Asani gjeti portën me një super goditje me të majtën jashtë zonës së portierit duke u dhuruar eprësinë Shqipërisë në minutën e 21.

Pjesa e parë u mbyll me eperësi dhe u rikthyen në pjesën e dytë me avatazh çka solli që në minutën e 62 Mirlind Daku te shënojë golin e dytë.

Ndeshja më pas vijoj me shumë raste nga të dyja palët po pa e gjetur portën.

Ndeshja e sotme i dhuroi Shqipërisë 3 pikë të rëndësishme duke grumbulluar 10 pikë duke udhëhequr grupin.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit