Pak minuta na ndajnë nga startimi i ndeshjes së shumë pritur mes kombëtares Shqiptare dhe asaj të Polonisë për kualifikueset e “Euro 2024”.
Tifozët prej disa orësh janë nisur drejt stadiumit ku tashmë janë sistemuar në vendet e tyre dhe me festë dhe këngë po presin që të nisë dueli.
Pamjet e ndara nga stadiumi duket plot emocione pasi pak nga pak po mbushet me kapacitetin e saj të plotë dhe është mbushur me flamuj dhe fanella të Shqipërisë
“Xhamadani vija-vija” dëgjohet në sfond në stadium ndërsa ka ende disa karrige bosh të cilat do të mbushet para startimit të ndeshjes.