-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

22 vite nga sulmet që tronditën botën

Kryesoret

Mëngjesin e 11 shtatorit, 2001, banorët e Nju Jorkut po bëheshin gati të nisnin ditën, kur një avion i rrëmbyer goditi qëllimisht njërën kullë të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Ishte ora 08:46. Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër, po ashtu i rrëmbyer, u përplas për kullën e dytë.

Dy ndërtesat 110-katëshe – rrokaqiejt më të lartë në Nju Jork – i përfshinë flakët, ndërsa qindra punonjës të shërbimit të urgjencës nxituan drejt kullave për t’i ndihmuar të ngujuarit brenda.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara më 2001, George W. Bush, ishte duke vizituar një shkollë në Florida kur ndodhën sulmet. Duke folur prej atje, ai tha se ngjarja në Nju Jork duket se është “një sulm terrorist kundër vendit tonë”.

Vetëm pak minuta pas deklaratës së tij, në orën 09:37, avioni i tretë i rrëmbyer u përplas qëllimisht për njërën anë të ndërtesës së Pentagonit – selisë së mbrojtjes amerikane – pranë Uashingtonit.

Avioni i katërt, që besohet se kishte në shënjestër ndërtesën e Kongresit, gjithashtu në Uashington, u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve.

Në total, 2.977 njerëz – pa përfshirë 19 rrëmbyesit e avionëve – vdiqën në sulme, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit