Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi me rezultatin 2-0 në ndeshjen kundër Polonisë, në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit në pjesën e parë dhe Mirlind Dakut në pjesën e dytë, duke i renditur kuqezinjtë në vendin e parë të grupit E me 10 pikë.
Dueli Shqipëri-Poloni nis me tensione, përplasje mes tifozërive, ndërhyn policia
Por pas ndeshjes përveç festës së tifozëve kuqezi janë shënuar edhe incidente mes tifozëve vendas dhe atyre polakë.
Siç shihet edhe në videon e publikuar në mediat sociale, tifo grupi ‘Plisat’ e Prishtinës sulmojnë me sende të forta e karrige tifozët polakë.