Kronika sot ndien detyrimin e madh moral të falenderojë Babon. Nuk do pipetinim! Marazi anëkend do na fshikullonte fytyren si murla! Dora nuk do i komandonte gishtat e prerë nga ankthi nëse ai do hiqte Boren dhe Tezen nga Qeveria.
Por, Zoti vetë e tha me goje e ato mbenë. E çdo ishim ne nëse fati nuk do na linte si deshmitar për të parë kur qesh e qan Tezja, kur ia merr vënçe apo kur terheq putirin, kur Bora bie në dilema në u ngjit apo zbriti nga podiumi?!
Sot, në vetmi kujtonte monë e shkuar me Edonen. Dukej e pikelluar. Shpirti të këputej. Të gjithë u befasuam që Lideri i vogël historik u bë def pas ditësh të trazuara. Ne prisnim të na mblidhte si kryetar grupi që u vetëshpall qerratai, ai u bë zevendes i Blerinës dhe mori vrapin për Paris. Na la si jetimë na la.
Kosta i Gramozit dhe Linditës na gjet në kafe me Paloken, Salianjin, Bardhin pasi bëri dy hapa u kthye! Mos bëfshi hajër mos bëfshi leshoi namat e veta, po edhe Kryetarin e grupit ne do jua gjejmë, pak punë ka Babo dhe me këtë do merret ai more shpirtkatranë?! Më mirë keshilltari im Dori që e zë lepurin me qerre dhe asaj ane nuk duket.
Gaz Bardhi nuk donte t’ia firmoste shkresen, sdu mo sdu, sdu sdu sdu pra i thoshte Jorides, e cila e kërcenonte firmosë se do qaj, duket keq, ai me hoqi mua që të shkonte vete dhe ngjan sikur ia bëj unë. Po e bëj për ty i tha Bardhi kur dorën në zemer vuri se të jetë per mua as për në Sauk nuk i leshoj pe. Jorida u prek e gjithsesi qau.
Laerti që tanimë ka instiktin t’i mbledhë lotët u nis me domixhan në krah, por më pas kuptoi që ato nuk janë për Babon dhe u pre në fytyrë. U kthye i hepuar. Aty afër ia behu Salianji, llaf i të cilit po nuk vrau, djeg. E pyes more i uruar ti që njeh gjithë dynjanë a di gjë nga e gjet Babo këtë ministrin e ri të Financave?
E tha nga të persekutarit, ka lindur në internim. Ashtu ë?! Pooo dhe iku dukë lënë pas një buzëqedhje si të djallit neper shi. Diçka me semboi dhe pyes një koleg socialist që deshiron të mbetet anonim. Sa mirë i them ky Mete qenka nga të persekutuarit, ky po që është katarsis…. Ç’thua o t’u mbylltë, e kishte prokuror të besuar të xhaxhit dhe e hoq vetingu…. Edhe ky Babo rri e rri kur fap jua ngjit dorën këtyre firaunve.
Aaaa vazhdoi Hasanin e keni tuajin. Ç’ne?! Dikur këshillonte Fate Medinë. Nuk u binda asapak! Ju hakërreva, Fatja as që ka nevojë të këshillohet, i di të gjitha vetë, atë kemi ideologun dhe intelektualin më të madh të opozites kështu që kjo tezë bie. Po është zemerbardhë vazhdoi sapo të bëhet do na qerasë me nga një platformë tring tring se i vjen ndoresh.
Ndërsa, seanca zhytej në hullinë e vet kryezëvendës Lideri Muli shikonte vjellurazi jo pa pezem Liderin në perspektive Gazi. Mbyturazi i drejtohej vetes çfarë t’i bëj këtij burrit pa di unë si bashkohem me ju?! Një zymtësi e fisme e kishte mbuluar si bora Gjalicën.
Madje, edhe Albana si autore e librit të zi me statusin e shkrimtares dukej sikur i bënte karshillël. Gerta ishte drobitur, ca arsyeja nuk kuptohej se la shendetësinë apo nga meraku se tani ka të bëjë me studentë e pedagogë trazovaçë dhe jo doktorë të shtruar?!
Syzet e Krifces ishin si busull, por ne tani duhet të mesohemi me Anilën, e cila nuk dihet në do e mbyllë akademinë e barinjve apo jo? Veziri Tao u ul afër Belës dhe zhvilluan një bisedë kortezie pa shumë intimitet. Ibrahimi në lozhë lutej ah sikur tu bjerë një rrufe. Mazniku kruante mjekrren dukshem i kenaqur, më zë të ultë perseriste qenka mirë ketu.
Ulsiu ndihej më i qetë madje kur Bela ju afrua ai nga qejfi e hareja i binte kaptines herë pas here sa gati desh e çarti. Ardhja e Çuçit në vendin ku ulej Tao ka ulur ndjeshem alegrinë e rreshtit. Toni dhe Etilda kanë harruar të qeshin si dikur motit se Tao qafiri çoku rrefente ndonjë gjë për gajasje, teksa Blendi rri si nursez si vetë dimri. Majko po nuk erdhi, bukë qepë e kripë malësie të Kukësit per fushatë ai, larg rremujës dhe rrëmetit.
Mimi di Puccini kishte sot ditëlinjen, e uruam nga zëmra, duke i thënë vitet tutje e ti tëhu. Vetë Braçe i tha marrç nga ditët tona dhe iku me vrap. Kafe mazallah se na dha, megjithëse ia gjuajtëm llafin. Klosi lëpinte buzët me tërbim në pritje po hiç. Mimia dukej në ankth, me gjasë priste ta uronte Babo, pa të fuste dorën në qese për ne të zakonshmit. Mamica priste Skenderbenë për t’i dhënë flakë barotit.
Saimir Korreshi këndonte nën zë “tuj tuj tuj moj rilindje murin ta prisha se mua më thonë Sali Berisha”. Dash Sula ia kthente “moj PD faqen ta zbardhi se ai e ka emrin Gaz Bardhi”. Aman, aman ç’kohra epike! Arbër Agalliu u lut po sikur të këndoj edhe unë me ju një për Lulin! Jo jo kënget për Lulin duan violinë dhe zëra të hollë e tahmaqarë, tha Helidon Bushati.