Mësohet se gjatë orëve të mbrëmjes së sotme është arrestuar në shtëpinë e tij ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Podujevës, Rustem Mustafa, i njohur si Remi.
Mustafa është arrestuar me urdhër të Këshillit Special për Krimet e Luftës dhe më pas është transportuar në bazën e misionit EULEX në Fushë Kosovë.
Rreth dy muaj më parë, Mustafa ishte dëshmitar në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.