Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme 53-vjeçarin, Andi Alimehmeti pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim.
Alimehmeti kishte mashtruar një grua duke i marrë shumën prej 270 mijë euro me premtimin se do t’a bënte bashkëpunëtore në një agjensi turistike që kishte në pronësi.
Gjykata e Apelit e kishte dënuar 53-vjeçarin me 4 vjet burgim në lidhje me krimin.
Si rezultat i operacionit ai u arrestua në Pezë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.