Kanë dalë në dritë të tjera detaje në lidhje me atentatin e ditës së djeshme, ku 6 persona u vranë në Athin për të cilët si fillim u raportua nga mediat greke se mund të ishin shqiptarë, por gjithçka ndryshoi pasi u komfirmua se viktimat i përkisnin kombësisë turke.
Mediat greke shkruajnë se viktimat janë bashkëpunëtorë të kryemafiozit Baris Boyun i cili “ekzekuton kontratat e vdekjes me xhelatët e motoçikletave”.
Sipas tyre, Baris Boyun është përfshirë në një sërë sulmesh të armatosura në Turqi dhe tani jeton në Itali i arratisur.
“Ai është i njohur për bandën e vrasësve me bazë motoçikletash që themeloi në Stamboll dhe është sulmuar jashtë vendit në të kaluarën,” shkruajnë mediat në vendin fqinj.
Ndërkohë dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve mes mafiozëve.