-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhoma e Përfaqësuesve do të hapë hetim për gjykimin e Biden

Kryesoret

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha sot se ka udhëzuar një komitet të Dhomës që të hapë zyrtarisht një hetim për gjykimin e presidentit Joe Biden, lidhur me marrëveshjet e biznesit të familjes së tij.

Njoftimi për nisjen e procedurave, që në anglisht njihet si “impeachment”, vjen para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

McCarthy tha se hetimi i Komitetit për Mbikëqyrje i Dhomës së Përfaqësuesve deri tani ka gjetur një “kulturë korrupsioni” përreth familjes Biden, përderisa republikanët po hetojnë marrëdhëniet se si ka bërë biznes djali i presidentit, Hunter Biden, para se Joe Biden të merrte detyrën e presidentit.

“Këto janë pretendime për shpërdorim të pushtetit, pengim dhe korrupsion dhe ato kërkojnë një hetim të mëtejmë nga Dhoma e Përfaqësuesve,” tha McCarthy, republikan nga Kalifornia.

“Prandaj unë po e udhëzoj Komitetin e Dhomës për të hapur një hetim zyrtar për shkarkimin e presidentit Joe Biden,” shtoi ai.

Njoftimi i bërë nga McCarthy vjen në kohën kur ai po përballet me presion në rritje nga krahu i djathtë i partisë së tij që të ndërmarrë veprime ndaj Bidenit.

McCarthy pritet të ketë disa takime gjatë kësaj jave me ligjvënësit, përfshirë edhe takime prapa dyerve të mbyllura për të diskutuar për shkarkimin e Bidenit.

Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar njoftimin për nisjen e hetimit si proces të motivuar politikisht.

“Kryetari McCarthy nuk duhej të binte nën presionin e anëtarëve të së djathtës, të cilët po kërcënojnë me mbylljen e Qeverisë nëse nuk nis gjykimi, pa prova, ndaj presidentit Biden. Pasojat për popullin amerikan janë shumë serioze,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit