Një operacion policor është duke u zhvilluar në disa qytete në veri të Serbisë – në Sombor, Kikinda dhe Suboticë, mëson Kurir.
Aksioni synon kryesisht luftimin e kontrabandës së emigrantëve, shkruajnë mediat serbe. Në operacionin e nisur herët në mëngjes janë gjetur disa armë.
Një numër i madh i pjesëtarëve të MPB-së janë të angazhuar dhe aksioni në terren monitorohet nga ministri Gashiq.