-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori postin e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu: E vetëdijshme për sfidat që kemi përpara

Kryesoret

Ministrja e re e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka marrë ditën e sotme postin pas betimit në Presidencë.

Koçiu ka reaguar për herë të parë për mes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ku është shprehur se është e vetëdijshme për sfidat që ka përpara.

Ajo më tej shtoi  se shpreson që do të vazhdojnë ndryshimet në këtë sektor.

“Me mirënjohje dhe përgjegjësi të lartë, jam e nderuar të pranoj detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të shpreh falenderimet e mia më të sinqerta për Kryeministrin Edi Rama, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe për të gjithë ata që kanë besuar tek unë, për t’i shërbyer vendit në këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Gjithashtu, dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme të koleges time, Ogertës dhe profesionistëve të përkushtuar që i kanë shërbyer kësaj ministrie përpara meje.

Jam e vetëdijshme për sfidat që kemi përpara dhe përkushtimin që duhet të tregojmë, të gjithë bashkë, prandaj me mbështetjen tuaj kam besim se do të vazhdojmë me ndryshimet e mëdha në këtë sektor jetik për qytetarët.

Shëndetësia dhe mbrojtja sociale do të vijojnë të jenë kryefjala e kësaj qeverie e cila rrugen e transformimit e ka shtruar gjatë gjithë këtyre viteve. E gjitha kjo, me synimin e vetëm që t’i plotësojë çdo familje shqiptare, nevojat për këto shërbime thelbësore”, shkruan ministrja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit