-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Provat në shesh! 6 shkeljet në koncesionin e laboratorëve dhe hezitimi i SPAK-ut

Kryesoret

Vjeshta pritet që të jetë e nxehtë. SPAK ka në dorë disa dosje të forta. Foksi dhe pritshmëritë prej vitesh janë tek shëndetësia. Batërdia që është bërë me tenderat dhe faktin që deri tani “kokat” kanë shpëtuar.

E ndërsa qytetarët prisnin “peshkun” e madh në rrjetë për dosjen e sterilizimit, SPAK çoi disa “cironka”. Megjithatë gjyqtari kërkoi hetimin e Ilir Beqjat, rolin në këtë koncesion dhe pasurinë.

Një tjetër koncesion ku pritet që SPAK të futet me “kokë” është ai i laboratorëve në 18 spitale të vendit. Denoncimet për këtë koncesion kanë qenë të shumta. Prej vitesh SPAK-ut nuk i kanë munguar indiciet me shkeljet që janë kryer.

Dosja me të gjitha shkeljet është dorëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në SPAK në fillim të vitit 2022. KLSH denoncoi në SPAK listën me të gjithë personat që firmosën koncesionin për kompanitë e biznesmenit Janis Karathanos.

“5Pyetjet.al” për t’i “freskuar” memorien SPAK-ut po sjell më poshtë disa nga shkeljet që gjeti jo vetëm KLSH, por edhe Instituti Shqiptar i Shkencës, që ka monitoruar koncesionet që ka dhënë qeveria. Më së paku ky institucion gjeti gjashtë shkelje, të cilat po i publikojmë më poshtë.

KONKLUZIONET
Në përfundim të hulumtimit përmes këtij rasti studimor, konstatohet se:

1) Autoriteti Kontraktues – Ministria e Shëndetësisë nuk ka ezauruar një nga kushtet thelbësore të parashikuara në Ligjin dhe Rregullat për dhënien e koncesioneve/PPP dhe konkretisht: Detyrimin ligjor të krahasimit të Modelit PPP me prokurimin publik, nga ku lerverdishmëria e projektit PPP në raport me prokurimin Publik do të lejonte zhvillimin e këtij Projekti;

2) Autoriteti kontraktues nuk ka publikuar asnjë referencë të analizës financiare të mbështetur në elementë teknikë, sasiorë apo statistikorë të shërbimit laboratorik ku është mbështetur për të llogaritur vlerën e Projektit në shumën 13,005,966,000 lekë pa TVSH;

3) Implementimi i Projektit të Laboratorëve për pothuajse gjithë Territorin e Republikës së Shqipërisë, bart rrisk të shtuar për palën Publike, pasi në një situatë dështimi të projektit mund të çojë në kolaps shëndetësor sistemin Publik të laboratorëve, çka do të ishte katastrofë shëndetësore;

4) Angazhimi i Autoritetit Kontraktor lidhur me reduktimin e impaktit social të këtij projekti ka dështuar.

5) Përzgjedhja e Fituesit të Projektit është kryer në kundërshtim me kuadrin ligjor të koncesioneve/ppp, në kundërshtim me kriteret e publikuara nga Autoriteti Kontraktues, si dhe pa marrë në konsideratë Opinionin e ekspertit ndërkombëtar IFC;

6) Kontrata nuk parashikon një nga sigurimet kryesore të projekteve të kësaj natyre, siç është “Sigurimin i Përgjegjësisë Profesionale”.

Por çfarë është pika e pestë, që ministria e Shëndetësisë nuk e mori parasysh?

Banka Botërore ka qenë kundër këtij koncesioni. Ajo ka sugjeruar që të mos i jepet biznesmenit Janis Karathanos, kompanive Labopharma në Tiranë dhe AB Laboratory Solution BV në Holandë, të cilën e kontrollon përmes kompanisë Pegasus në Tiranë.

Kjo me dyshimin se kompanitë e këtij biznesmeni po hetohen në Spanjë për aktivitet kriminal. Por ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu dhe zyrtarët e injoruan Bankën Botërore duke dhënë koncesionin, që tani është në duart e SPAK-ut, por që ende nuk po vepron.

Në SPAK janë kallëzuar Raimond Cimbi, Silva Novi, Leonora Horanlliu, Ariola Krymi, Anjeza Alliu dhe Armila Ali. 110 milionë euro është vlera e koncesionit.

Denoncimi i Bankës Botërore/ Fituesi i koncensionit 110 milionë euro të laboratorëve aktivitet kriminal në Spanjë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit