-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardh Spahia kyç gojën pasi del nga SPAK-u: Nuk ka interes për publikun

Kryesoret

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia dëshmoi sot në SPAK për gati 30 minuta. Në dalje nuk pranoi që të komentoi për dosjen që ishte thirrur. ‘S’ka asgjë që mund të ketë interes publik” tha Spahia për gazetarët. Spahia, funksionar politik dhe ish-deputet i partisë Demokratike ishte i shoqëruar me avokat.

Më 26 Mars të këtij viti, në Prokurorinë e Posaçme SPAK është depozituar kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 Kryetarë Bashkish në zgjedhjet e 14 Majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara ne Kodin Zgjedhor.

Mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.

Kërkesa është dorëzuar nga Qëndresa Qytetare. Spahia, mbajti detyrën e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës nga 31 marsi 2022 deri në vitin 2023.

SPAK-u merr Bardh Spahinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit