-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të parët në grup kudo! Kombëtarja U-21 mposht Rumaninë, kryeson grupin e kualifikueseve

Kryesoret

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë fitoi me rezultatin 3-2 kundër U-21 të Rumanisë, duke marrë vendin e parë në grupin E kualifikues të Europianit 2025.

Pas dy ndeshjeve të para, djemtë e udhëhequr nga Alban Bushit kanë 6 pikë të plota në renditje.

Ndeshja në Elbasan nisi me kuqezinjtë që nuk rrezikuan dhe e mbyllën pjesën e parë në barazim pa gola.

Fraksioni i dytë i lojës do befasonte tanët, me rumunët që shënuan dy gola të shpejtë me Grameni dhe Munteanu në minutat 47 dhe 58.

Cristian Shpendi në të 63 minutë rihapi ndeshjen për tanët. Për barazimin momental mendoi Medon Berisha në minutën e 71. Lojtari i Fulham lëshoi një “silurë” nga 30 metra, me sferën që përshëndeti rrjetën.

Ndërsa Stiven Shpendi në minutën e 88-të asistoi për Adrion Pajazitin, që me një të djathtë të ëmbël i dha tri pikë dhe festën e merituar me përmbysje kuqezinjve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit