-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Audi del nga rruga dhe shemb shtyllën elektrike, 3 pasagjerët drejt spitalit

Kryesoret

Një aksident është regjistruar ditën e sotme, rreth orës 16:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik të Maliqit.

Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit tip “Audi”, me inicialet R. L., ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar një 46-vjeçar me inicialet I. V., një 23-vjeçar me inicialet E. Xh., dhe një 17-vjeçar me inicialet O. V.,  të gjithë banues në Pogradec dhe njëkohësisht pasagjerë në këtë automjet.

Të tre pasagjerët janë dërguar për mjekim në spitalin e Korçës ndërsa me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit