-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bastet online, BIRN: Deputetët e PS-së presin me kritika draftin e qeverisë

Kryesoret

Qeveria shqiptare e targetoi tregun e paligjshëm të lojërave të fatit përmes operacionit “Fundi i Marrëzisë” në vitin 2013, dhe në vitin 2015, miratoi një ligj që u komentua si radikal për frenimin e kësaj industrie.

Megjithatë, lojërat e fatit lulëzuan edhe më shumë pas miratimit të ligjit të ri, çka e shtyu qeverinë të vendoste ndalimin e plotë të tyre në vjeshtën e vitit 2018.

Pesë vjet më pas, qeveria pretendon se do ta vendosë sërish në shina ligjore këtë sektor përmes një projektligji që u prezantua të mërkurën në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat nga zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero.

Sipas Vjeros, drafti ishte konsultuar me grupet e interesit dhe federatat sportive dhe garantonte që të ardhurat nga licensiomi i këtij aktiviteti do të shkonin në mbështetje të sportit.

“Një nga risitë e projektligjit është krijimi i një fondi të posaçëm, që do përdoret për të mbështetur projekte të sportit, kulturës, inovacionit,” tha Vjero.

Por argumentet e saj nuk ishin bindëse për deputetët.

Projekti u përball me kritika dhe pikëpyetje të shumta nga deputetët e mazhorancës qeverisëse për procesin e konsultimit, mënyrën dhe vlerën e  tatimit të kompanive, etj. Ndërkohë, deputetë të opozitës e akuzuan qeverinë për dështimin e reformës për ndalimin e lojërave të fatit dhe që se ligji i ri përbënte një rrezik për pastrimin e parave.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe tha se ligji nuk ishte konsultuar me të gjithë grupet e interesuara dhe kërkoi të dëgjohej shoqata e personave të dëmtuar nga bastet, si dhe AKSHI për mënyrën se si do të kontrolloheshin bastet online./BIRN

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit