-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futi në xhep gjysmën e tenderit, dalin përgjimet që fundosin Joana Duron: Numëroi po deshe

Kryesoret

Dosja ndaj ish-sekretares së Shëndetësisë, Joana Duro ka dalë ditën e sotme në gjykim ku u mor vendimi për për gjykim të shkurtuar për të dhe 3 të dyshuarit e tjerë, specialistes Laura Sheto, administratorit të kompanisë “Dricons” Vladimir Topi, dhe inxhinierin Silvi Shehi.

Ndërkohë nga kjo dosje janë publikuar nga Top Channel përgjime ku zbulohet ryshfeti që ka marrë zyrtarja.

Rezulton se më datë 31 maj të këtij vitit, Topi dhe Shehu kanë komunikuar me njëri-tjetrin dhe kanë bërë gati ryshfetin prej 330.000 mije lekë pasi kishin fituar fazën e parë të tenderit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë.

Paratë ishin dhënë nga Sheto tek e pandehura Joana Duro. Më 1 qershor, Shehi ka komunikuar me Laura Shteto, dhe se do të takohen te ndërtesa e QKB-së, në anë të Ministrisë së Jashtme që ti dërgojë paratë.

Kjo shumë parash iu dorëzuan Duros me të cilat u kapën në flagrancë dhe iu sekuestruan.

Zbardhja e bisedave telefonike më datë 13 prill mes Genci Shtetos dhe Vladimir Topit. A-Genci dhe B, Vladimiri.

A: Alo?

B : Hë Genc si je?

A: O Ladi, ca bëre? Mirë mirë. Dëgjo desha me e bë atë vizitën unë…

B: Car e?

A: Domethënë, desha të të vija për vizitë e kam fjalën..

B: Epo unë jam në Krujë… ti ngrihesh vonë..

A: Jo mirë mirë..shiko..eh..është një tender.. për projektimin e spitalit të degës (nuk kuptohet)..

B: Kur?

A: Djegie plastikës edhe duhet me bo një letër interesi..e bën Banka Botërore…kështu që nuk është kaq e pamundur domethënë..eeh… edhe thashë t’ja u tregoja njëherë..si dokument edhe..të flisnim..

B: Jo mirë mirë bën. Mirë bën po. Në qoftë se je i lirë, unë jam në Krujë nëse pret puna.

A: Po pret o pret..pret o burrë..

B: Eh. Unë do kthehem nga Kruja dhe drejt e në zyrë do vete nëse je i lirë pastaj do të marr.

A: Dakord dakord..

B: Po të marr unë. Me ministrinë e Shëndetësisë është ajo?

A: Po po..

B: Po mbase ja kanë… mbase ja kanë taks ndonjë tjetri ata ore.?

A: Po e bën Banka Botërore o burrë..

B: Jo jo s’është Banka Botërore, Banka Botërore jep fondet po agai.. agai është ndonjë qen bir qeni, ndonjë Diana.

A: Diana kush?

B: Diana te ministria e Shëndetësisë ore..

A: Eh..prit një sekondë si e ka kjo..kjo e ka .. Blerina.. Blerina Duduci.

B: Po Duduci po është në Ministrinë e Shëndetësisë e?

A: Po. domethënë ke ministria e Shëndetësisë është po qe…

B; Po ti ke Joanën atje, mund të bëjë gjë ajo Joana apo jo?

A: o nuk va… hajt se flasim po nuk është që…nuk i bën ministria e bën Banka Botërore vetë.

Silvi Shehi me Vladimir Topin Biseda mes të tjerash:

B (Vladimir): Po ne Gencit ca i thamë, ne i thamë që nuk na do..na.nuk na do Diana..apo jo?

A: Po, nuk na do D***, se kshu kshu kshu, atë tenderin atje ja kishte dash me ja dhënë Harabelit..

B: Po kësaj pse i ka ngrënë b***a kësaj xhanëm?

A: Po këtë se mor vesh unë tashi, pse i ka ngrënë po..

B: Po i the ti, po.. hë po mirë që e tha tamam kjo…

Biseda mes Vladimir Topit dhe Genci Shtetos më 16 maj 2023.

A(Vladimir). Hë Genci.

B(Genci): Lado çkemi?

A: Ngrihesh vonë ti zakonisht e, po.

B: Jo mo po me kishte rënë bateria, se di.

A: E s’ka gjë jo. Bëre ndonjë muhabet me naj vend andej apo jo?

B: Po po, në rregull jemi, po s’na ka thënë se për kë.

A: Ore po mos na japin ndonjë kakërdhi ato mo, s’kemi asnjë lloj interesi, e kupton?

B: Jo jo, me zor s’ta jep njeri o burrë, e lemë po qe.

A: Një muhabet duhet bërë se edhe rahmet pastë..

B: Muhabeti është bërë me nja dy mesazhe në celular o burrë se tani …

A: Epo dakord, dakord. Kur e japin haberin ata apo kush e di?

B: Po tashi nuk e di, të shohim, se i tha do të të marr vetë.

A: Mirë mirë, hajt, kalofsh mirë.

Biseda mes Vladimir Topit dhe Silvi Shehut më 19 maj 2023. Silvi B, Vladimir A.

A: Llafos kot, tallin bythën ata se kemi gjashtë muaj me këta këtu e ku di unë, as kafe si japin këta. Po nejse, edhe i takova, ndenja 10 minuta, e urova, thashë kshu kshu. Po ai është i mbyllur ai muhabet më tha mu o Lad. Mora këtë pastaj, o faleminderit e ku di unë.

B: Hë epo mirë, hajde varja. Të paktën u binden. Tashi unë desha…

Biseda mes Silvi Shehit(A) dhe Vladimir Topit (B) më 31 maj.

B: la bëra gati unë aty në një zarf, megjithatë si mori në telefon, unë isha duke biseduar me atë Ferdinandin.

A: E mirë. Merre, merre, le të vijë ai, le ti marri. Se po ai do i çojë, se mos…

B: Unë aq e lash, 330 (treqind e tridhjetë) e lashë.

A: Shumë mirë, shumë mirë.

B:E ca duan ketë, duan mut që të hanë.

Biseda mes Vladimir Topit (A) dhe Fenci Shtetos (B), më datë 31 maj.

A: Po si do piqemi ne për ato? Se i bëra gati unë.

B: Unë do vij… po vij nesër atëherë.

A: Hajde nesër ti, po unë po i le…

B: Ose pasnesër.

Biseda me Laura Shtetos (B) dhe bashkëshortit të saj më datë 31 maj.

B: Ia çoj unë direkt (paratë), ajo është gjëja me thjeshtë po neve se ngelëm tu bo korrierin…

A: E nejse mos flasim kshu..

A: Dëgjo kjo duhet mendu mirë herë tjetër, mos me u fut mo në këtë lloj…

B: Në këtë valle..

A: Marrëdhënie..ne këtë Iloj marrëdhënie..

B: Po po…

Biseda telefonike mes Vladimirit dhe Silvit më datë 1 qershor

A: I kam lënë të paketuara unë… Do e marr unë në telefon atë. Po i them do vijë Silvi kshu kshu. Mirë?

B: Në rregull.

A: Ato unë i kam bërë 330 (treqind e tridhjetë) mijë, numëroji po deshe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit