Policia e Lushnjës ka vënë në pranga ditën e sotme një 58-vjeçar pasi kishte ndezur zjarr për të djegur kabllo, që të përftonte bakër.
Për pasojë nga zjarri janë shinat e linjës hekurudhore të qytetit dhe sipërfaqe toke të mbjella.
I arrestuari është Idajet Hekura.
Në qarkun Fier, janë proceduar penalisht 27 shtetas, nga të cilët, 8 janë vënë në pranga dhe 19 janë proceduar në gjendje të lirë në lidhje me zjarret e regjistruara.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht.