Grupi i deputetëve që janë në krah të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit bashkë me aleatët u takuan sot për herë të dytë. Një ditë përpara seancës së Kuvendit për të rakorduar aksionin në parlament kundër qeverisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se opozita do i kërkojë llogari Edi Ramës. I pyetur për mundësinë e krijimit të një tjetër grupi parlamentar, Berisha tha duke qeshur se “ti e shesh qiellin e kthjellët dhe thua a e konsideron mundësinë e shiut”.
I pyetur për lajmin se Lulzim Basha u emërua reporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, Berisha e ironizoi duke i kujtuar dosjen e lobimit rus në SHBA. “Ai eksperiencë me rusët ka, kaq mundë të them” tha Berisha duke e shoqëruar përgjigjen me buzëqeshje.