Një 40-vjeçar me inicialet V. M., në fshatin Mërqi të Lezhës u arrestua në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike.
Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 710 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në vijim të veprimeve hetimore, u shpall në kërkim një 33-vjeçar me inicialet N. P., banues në fshatin Mërqi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Lezhës, për veprime të mëtejshme.