-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Preku organet gjenitale, Disiplina dënon kapitenin e Tiranës

Kryesoret

Tirana merr një goditje para ndeshjes së nesërme ndaj Skënderbeut në “Selman Stërmasi” në orën 15:00. Bardheblutë do të duhet të bëjnë pa kapitenin Filip Najdovski, të paktën ne sfidën e radhës ndaj korçarëve.

Mësohet se maqedonasi është dënuar nga Komisioni i Disiplinës për shkak të atij gjesti në ndeshjen e shkuar ndaj Teutës, ku ai çoi dorën në organet gjenitale në shenjë ofendimi ndaj Kotobellit.

E gjitha ndodhi pas një konflikti verbal mes dy lojtarëve, që zgjati edhe në distancë. Gjatë ndeshjes së zhvilluar në Durrës, Najdovski nuk mori ndonjë ndëshkim për këtë veprim të tij, por pasi ky episod është vendosur në “lupën” e Disiplinës, është marrë vendimi për pezullimin e kapitenit bardheblu.

Najdovski nuk mund të luajë nesër, por mund të rikthehet në fushë ndaj Kukësit në rast se klubi vendos të shlyejë me gjobë përballjen e mbetur, që konsiston me gjysmën e dënimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit