-sidi education-spot_img
20 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Shumica e kapaciteteve ushtarake të Iranit janë shkatërruar

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar së fundmi mbi kapacitetet ushtarake të Iranit, duke theksuar se vendi ka pësuar humbje të konsiderueshme në prodhimin e raketave dhe dronëve pas sulmeve të fundit.

Sipas tij, shumica e fabrikave dhe platformave të lëshimit janë shkatërruar, duke e reduktuar ndjeshëm aftësinë e Teheranit për të zhvilluar operacione ushtarake.

Trump gjithashtu vuri në dukje se, megjithëse Irani ende disponon disa raketa dhe dronë, situata nuk mund të krahasohet me kapacitetet që kishte më parë.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një interviste për NBC News, ku presidenti amerikan foli edhe për pritshmëritë dhe sfidat e një marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund konfliktit.

“Shumica e fabrikave të dronëve janë shkatërruar, shumica e platformave të lëshimit janë shkatërruar dhe shumica e zonave të prodhimit të raketave janë shkatërruar. Ata ende kanë disa raketa dhe disa dronë. Në përqindje, ndoshta 21-22 për qind të raketave të tyre,” tha Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit