-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hape derën”! Me tuta e kanatjere në krevat! Si u kapën trafikantët me çantën me Euro?

Kryesoret

Publikohen pamjet e operacionit të goditjes së 23 grupeve kriminale në pesë qytete të Shqipërisë në 12 orët e fundit. 233 shpërndarës droge janë arrestuar, njofton policia. Në total, drejtori Muhamet Rrumbullaku tha se janë prerë 296 masa sigurie dhe 233 janë ekzekutuar.

Operacioni është zhvilluar gjatë natës duke i kapur një pjesë e të akuzuarve në gjumë duke mos pasur asnjë mundësi largimi. Mes të arrestuarve është edhe një efektiv policie në Elbasan. 82 persona janë shpallur në kërkim.

Janë kryer në total kontrolle në 356 në banesa dhe ambiente të ndryshme, përfshirë edhe biznese. Operacioni është zhvilluar në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë. Fokusi ishte shpërndarja e drogës pranë shkollave apo lokaleve për të rinjtë.

Por nga kontrollet janë sekuestruar jo vetëm kanabis dhe kokainë në qindra doza, por edhe armë dhe sende të tjera. RENEA, FNSH, forca operacionale dhe gjithashtu një helikopter ishte në aksionin e gjerë.

Janë sekuestruar;

-13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);

-134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;

-225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;

-Gjithashtu, janë sekuestruar 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit