Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dhënë detaje për arrestimin e tre personave, mes tyre njëri është oficer policie.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë Saimir Hysa 38 vjeç, me detyrë punonjës policie Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Cerrik.
Gjithashtu janë arrestuar dhe F.P., 30 vjeç dhe E.P., 22 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi L.T., 44 vjeç, bashkëpunëtor në këtë aktivitet kriminal me punonjësin e policisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Hetimet vijojnë për evidentimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.