-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S’ka fund makthi rumun në Shqipëri, ekipi i U-21 aksident me autobus në Tiranë

Kryesoret

Rumania U21 u mund në “Elbasan Arena” nga Shqipëria me rezultatin 3-2. Kuqezinjtë arritën të kthejnë rezultatin nga 0-2 në 3-2, teksa makthi për Rumaninë nuk ka marrë fund aty.

Rrugës për në aeroport, skuadra ka pësuar edhe një aksident automobilistik. Fatmirësisht, askush nuk ka mbetur i dëmtuar dhe ka pasur vetëm dëme materiale.

Të parët në grup kudo! Kombëtarja U-21 mposht Rumaninë, kryeson grupin e kualifikueseve

Vetë drejtori teknik i Federatës rumune e ka dhënë këtë lajm në studiot televizive në Rumani.

“Për fat të mirë, absolutisht askush nuk është lënduar. Tani jam informuar prej tyre. Të gjithë janë mirë. Ata ishin rrugës për në aeroport. Ju e dini që ndeshja ishte në Elbasan, një orë e gjysmë nga Tirana. Ata ishin rrugës për në aeroport në autostradë. Ata ishin në autobus. Ka disa makina të përfshira. Nuk di të jap detaje. Por, më vjen mirë që të gjithë janë mirë”, shprehet drejtori Mihai Stoishita.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit