Sot në orën 09:00, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, do të kenë takime bilaterale me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas agjendës së bërë publike nga BE-ja dje, pas takimeve bilaterale do të pasojë takimi i përbashkët Borrell, Lajçak, Kurti e Vuçiç.
Pas këtyre takimeve do të ketë edhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili do të shpalosë detaje rreth takimit.
Kjo është hera e parë që Kurti e Vuçiçi takohen që prej 2 majit dhe i pari prej përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.