-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Votohen dekretet e Presidentit, shtyhet për seancën e radhës shqyrtimi i ligjit për pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses

Kryesoret

Ditën e sotme Kuvendi gjatë seancës plenare ka votuar tre dekretet e Presidentit për emërim dhe shkarkimin e ministrave  të kabinetit qeveritar.

Gjatë seancës u shqyrtua dekreti për shkarkimin si ministre e Financave dhe Ekonomisë të Delina Ibrahimajt i cili u votua me 105 vota pro dhe asnjë kundër.

Gjithashtu u votua dekreti e Presidentit për emërimin e Ervin Metes si ministër i Financave dhe Ekonomisë, i cili u miratua me 74 vota pro, 30 kundër.

Po në seancën e sotme plenare u shqyrtua dekreti i Presidentit për emërimin e Delina Ibrahimajt, ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, i cili u miratua me 73 vota pro dhe 30 kundër.

Ndërkohë për seancës e radhës u shty shqyrtimi në ligjin, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”. Ky vendim u mor pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Vendimi u shty pasi Partia Socialiste nuk arriti në 84 vota për ta miratuar, pasi mungonin kryeministri Edi Rama, Delina Ibrahimaj, Paulin Stërkaj, Bujar Çela, Gerta Duraku.

Sa i përket marrëveshjes me Gjermaninë u votua nga mazhoranca po ashtu edhe nga deputetë të Bashës.

foto galeri foto galeri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit