-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-përfaqësuesja e BE: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka qenë asnjëherë i lehtë

Kryesoret

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, tha sot se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë asnjëherë proces i lehtë posaçërisht në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Zonja Ashton i bëri këto komente në Prishtinë në kuadër të konferencës të organizuar nga Grupi Ballkanik për hartimin e politikave lidhur me procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, proces të cilin e kishte udhëhequr nga viti 2011 deri 2014.

 “Sa herë që bëni diçka të madhe dhe guximshme kërkon udhëheqje të vërtetë, vendosmëri të vërtetë, të jesh i përgatitur për të lëvizur dhe menaxhuar situatën, për të bërë kompromis në kuptimin më të mirë të kësaj mënyre, nuk bëhet fjalë për dhënie, por krijimin e gjërave që ju sjellin bashkë,” tha ajo duke ju bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen vazhdimisht në dialog.

“Është e rëndësishme që dialogu të shihet si diçka që rrjedh në vazhdimësi që ju e zotëroni. Nuk më takon mua, apo ambasadorit Reeker, ju takon juve dhe Serbisë, ju jeni ata që krijoni dialogun,” tha ajo.

Ashton tha se shpreson që në muajt dhe vitet në vazhdim dialogu do të shkojë përpara, me gjithë se sipas saj nuk do të jetë e lehtë.

Ish Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, tha se para dhjetë vjetësh Kosova e Serbia ishin në gjendje që të lënë anash ndasitë e tyre dhe arritën marrëveshje.

Ai kritikoi situatën aktuale ku sipas tij janë rikthyer sërish tema të marrëveshjeve të arritura më parë./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit