-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veteranët e “UÇK”-së protestojnë para EULEX-it

Kryesoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka protestuar të premten para ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) duke e kritikuar këtë institucion dhe Gjykatën Speciale të Kosovës për shqetësim të familjeve të veteranëve.

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, ka kërkuar reagim të autoriteteve të Kosovës, duke pretenduar se Gjykata Speciale dhe EULEX-i po u shfaqen pa paralajmërim veteranëve.

“Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë për gjoja intervistime, duke i bastisur e duke ua konfiskuar telefonat personalë”.

Ai e ka bërë këtë deklarim dy ditë pasi ish-pjesëtari i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka njoftuar se hetuesit e Gjykatës Speciale i janë paraqitur në shtëpinë e tij me kërkesë për kontroll të telefonit.

“Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellë me respekt. Në zyre të EULEX-it më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë kjo kontroll pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda”, ka thënë Mustafa.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Gjykata e ka selinë në Hagë, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit