Gjykata ka dënuar me 35 vite burg ish-efektivin Ludian Zaimin, që vrau vrau kolegun Çaush Saliasi, brenda ambienteve të Komisariatit numër 3 në Tiranë më 23 maj të vitit të kaluar.
Ngjarja ka ndodhur në momentin që efektivët do të ndërronin turnet dhe në sallë ishin edhe kolegë të tjerë.
25-vjeçari Zaimi qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun 30 vite më të madh teksa më pas dëshmoi se shkak u bë bullizmi që ushtronte kolegu ndaj tij prej kohësh.
Për debatet e vazhdueshme Zaimi nuk kishte bërë ankesë tek eprorët apo te komandanti por kolegët ishin në dijeni të konfliktit të tyre.