-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tenderi i dyshimtë/ ARRSH jep 750 milionë lekë për projektin e aksit Elbasan-Lekaj

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin për studim projektimin e aksit rrugor Elbasan-Lekaj (pjesë e Korridorit VIII). Me një ofertë sa 91% e fondit limit, Evis Berberi njoftoi se fitues është bashkimi i operatorëve “PNI-2001” & “G & K” & “GeoENG” & “ABKONS”.

Kompanitë ofruan 75 milionë lekë për këtë shërbim teksa do të kenë 22 muaj kohë për të zbatuar kontratën. Faqja që monitoron prokurimet publike ka sinjalizuar me flamur të kuq për shkak të skualifikimit të të gjithë kompanive në garë veç fituesit.

“Rruga pritet të ketë një gjatësi të përafërt rreth 40 km me pikënisje në lidhja me bypass-in e Elbasanit dhe pikën fundore në kryqëzimin në disnivel në Bishtin e Zhur ku do të kryqëzohet me korridorin Veri – Jug (Adriatik – Jon Korridori, segmenti Lekaj – Konjakët). Fillimi i projektit do të bëhet diku pranë Kombinatit Metalurgjik ose Lanfill” thuhet në dokumente.

Projektimi dhe zgjerimi i rrugës nga Elbasani në Lekaj me dalje në Rrogozhinë krijon akses të mirëfilltë në korridorin VIII teksa lidhja do të jetë e dyfishtë edhe përmes Kashar-Lekaj. Në studimin e këtij objekti, qeveria nënvizon se Konsulenti duhet të marrë në konsideratë jo më pak se tre variante.

Në mënyrë që të parashikohet që në fazën e projektimit për të pasur cilësi të lartë të zbatimit të punimeve të ndërtimit është kërkuar që projekti duhet të jetë në përputhje me parametrat e nevojshëm teknikë të një segmenti rrugor të kategorisë A – interurban.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit