-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ditëlindja e liderit historik, Rama: Fatos Nano mbajti timonin e PS-së në të përpjeta e të tatëpjeta

Kryesoret

Kryeministri, Edi Rama për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një urim special për ditëlindje për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Në shkrimin e tij Rama shprehet se Nano mbajti timonin e PS-së në çdo situatë si dhe shtoi se është meritë e tij që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtar.

Kryeministri gjithashtu shpjegoi se pse kishte zgjedhur atë foto për uruar liderin historik ku sipas Ramës fotoja e përzgjedhur për këtë ditë urimi pasi është më domethënësja pas daljes së Nanos nga burgu.

“Ishte pikërisht profili joskematik i Fatos Nanos që i dha atij skeptrin e të majtës së porsalindur pas varrimit të Partisë së Punës dhe natyra e tij jodogmatike, e kombinuar me burgosjen absurde që e pagëzoi si lider të pakonkurueshëm të socialistëve, i dha Partisë Socialiste një frymëmarrje të re e një perspektivë si forcë e parë në rrugën e përpjetë të politikës shqiptare.

Mbase pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar, por edhe Fatosi pa atë sakrificë të imponuar, mbase nuk do ishte bërë lideri i tyre aq jetëgjatë,” shkruan kryeministri në Facebook.

Më tej Rama u shpreh se Nano mbajti timonin e PS në çdo situatë dhe se ishte merita e tij që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment.

“Në krye të PS ai i nxorri socialistët nga shkretëtira pas varrosjes së Partisë së Punës, duke i futur në Internacionalen Socialiste si një familje idesh progresiste të kohës së re dhe duke e bërë shpirtin e ndryshimit motor të lëvizjes përpara,” shkruan Rama.

Postimi i plotë më poshtë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit