-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djegia e pallatit 10-katësh në Tiranë, banorët: Nga shteti nuk presim lëmoshë, por të bëjë punën e tij

Kryesoret

Të enjten, një pallat 10-katësh në Tiranë u përfshi nga flakët. Për fat të mirë, zjarri nuk shkaktoi dëme në njerëz, por dëmet materiale në disa apartamente dhe në mjedise të përbashkëta ishin të mëdha.

Ngjarja ngre shqetësime lidhur me respektimin e standardeve të sigurisë në ndërtim dhe në zhvillimin urban.

Menjëherë pas ngjarjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës reagoi duke premtuar grante dhe mbështetje për banorët e dëmtuar. Familjet e dëmtuara nga fatkeqësitë e këtij lloji mund të kenë nevojë edhe për mbështetje dhe solidaritet, por detyra e institucioneve publike është garantimi i standardeve të sigurisë në ndërtim dhe në zhvillimin urban.

Nuk është më lajm ta thuash sot, por urbanizimi në dekadat e fundit në Tiranë dhe jo vetëm, është bërë jashtë të gjitha standardeve për një jetesë optimale.

Distancat mes ndërtimeve janë shumë të vogla, shpeshherë deri në absurd, rrugët janë të ngushta dhe zakonisht të bllokuara pjesërisht apo plotësisht nga mjetet që parkojnë, aq sa qoftë edhe kalimi i mjeteve zjarrfikëse në raste emergjencash është një sfidë më vete.

Hapësirat e mirëfillta publike, si lulishte, mjediset çlodhëse apo rekreative janë tashmë një luks. Edhe ato pak trotuare apo hapësira të lira që kanë ngelur, janë zaptuar nga kafenetë dhe bizneset e tjera.

Standardet e ndërtimit dhe materialet që përdoren janë problem tjetër. Megjithëse çmimet e pronave në vitet e fundit janë rritur me ritme shumë të shpejta, qytetarët kanë pak garanci për cilësinë e pronave që blejnë.

Cilësia dhe standardi i ndërtimit duket se i besohet vetëm ndërgjegjes së ndërtuesve./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit