-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Rrëzohet avioni aerobatik në Itali, plagoset për vdekje një 5-vjeçare

Kryesoret

Një tragjedi është regjistruar këtë të shtunë në Itali ku mbeti e vdekur një 5-vjeçare.
Gjatë ditës së sotme një aeroplan që i përkiste ekipit aerobatik Frecce Tricolori u rrëzua gjatë një stërvitje jashtë Torinos ku për pasojë humbi jetën një vajzë pesëvjeçare.
Pjesë të aeroplanit thuhet se goditën një makinë që transportonte familjen e fëmijës. Pas ngjarjes, një vajzë 9-vjeçare dhe prindërit e fëmijëve janë shtruar në spital me djegie.

Piloti u hodh me parashutë dhe pësoi djegie.

Video e rrëzimit tregon nëntë avionë duke fluturuar në dy formacione përpara se njëri prej tyre të rrëzohet. Një top zjarri më pas shihet të formohet në ajër.

Ministria italiane e Mbrojtjes ka dërguar një mesazh ngushëllimi për familjarët e viktimës.
 “Jemi të habitur nga lajmi dhe të pikëlluar thellësisht nga përplasja tragjike e avionit ku përfshihej një anëtar i Frecce Tricolori, avioni i të cilit u përplas me një automjet që transportonte një familje”, thuhet në mesazh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit