Policia e Kosovës për mes një njoftimi ka bërë të ditur se ka vënë në pranga tre persona pasi dyshohet se kanë dhunuar një të mitur.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur të premten rreth orës 13:58 në Lipjan. Ende nuk dihet arsyeja se përse tre të arrestuarit kanë dhunuar të miturin.
Ky i fundit raportohet të ketë marrë lëndime.
“Të njëjtit për motive të panjohura kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-i mitur, të cilit i kanë shkaktuar lëndime”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.