-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvinho: Shqipëria si Brazili, bëhemi miq shpejt

Kryesoret

Të ftuarit e parë në sezonin e ri të podcast-eve të kryeministrit Rama ishin traineri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Júnior, si edhe dy zëvendës-trajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior.

Sylvinho ndau eksperiencat dhe përshtypjet e tij të para në Shqipëri ku nuk nguroi të vë në pah miqësinë dhe mikpritjen që të ofrohet në vendin tonë.

Ai e krahasoi këtë eksperiencë të re për të me atë çka ka jetuar në vendin e tij në Brazil ku tha se gjen ngjashmëri.

“Unë në vitin 2014, nga Manaj kam dëgjuar për Shqipërinë. E kam stërvitur tek Inter Milano. Isha me Roberto Mançinin. Aty e kam njohur. Ishte shumë i ri, 18 vjeç më duket,” tha ai kur u pyet se kur ka dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë.

“Që kur më erdhi një ftesë për darkë me Presidentin e Federatës, gjëja e parë është që folëm italisht. Unë kisha pasur tanimë një përvojë te Interi dhe flisja italisht. Unë kisha përvojën e kombëtares braziliane. Pas kësaj, nisa të shihja lojtarët shqiptarë që qarkullonin. Pashë që flisnin anglisht, spanjisht, italisht. Unë jam një njeri që komunikoj dhe mendova që aty do të mund të komunikoja me të gjithë futbollistët pa përkthyes, edhe në federatë me presidentin. Aty pata shtysë, shtysë të madh. Pastaj, pas darkës, pasi pashë federatën u afrova edhe më shumë dhe, vërtet, nuk pata më dyshim. Fola me Dorivan, Paolo pranoi, për të ishte shumë mirë dhe pas kësaj ishte e lehtë,” tha ai.

“E kam mësuar si jeni ju me miqtë. Nëse je i huaj, je mik, pastaj duhet të hash, të hash mirë dhe unë duhet të bëj gjithçka për ty. Është e jashtëzakonshme. Dukej diçka që mendoje “ndoshta nuk është kështu”, por kështu është. Hahet shumë mirë. Tirana është qytet shumë i bukur. Ne ndihemi shumë mirë këtu. Peshku është i mrekullueshëm, shumë i freskët, por gjëja më e bukur për mua, që u afrohet pak brazilianëve, ne jemi vend i madh, veri, jug që bëhemi miq shpejt. Ka një empati, një kimi. Të thotë “eja në shtëpi të hash”. Pastaj, këtu, e kam parë, e kam jetuar dhe është e vërtetë,” tha Sylvinho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit