Operacioni “Tempulli” vazhdon këtë herë në Berat ku është arrestuar një 36-vjeçar me inicialet F. K.
Ai dhe një 38-vjeçar, bashkëpunëtor i tij, që u la në gjendje të lirë, u kapën duke shitur drogë afër një shkolle në Kuçovë.
“Shërbimet e Policisë ndërhynë në këtë ambient, ku arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 36 vjeç, banues në lagjen “11-janari”.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtorin e 36-vjeçarit, shtetasin B. K., 38 vjeç, banues në lagjen “11-janari”.
Nga kontrollet në këtë ambient (lavazh për automjete), Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë.