Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një çerdhe në New York ku humbi jetën tragjikish një 1-vjeçar pasi konsumoi drogë.
Mësohet se fëmija humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak ndërsa tre fëmijë të tjerë ndodhen në spital.
Tre të shtruarit në spital janë dy djem 20vjeçar dhe një vajzë 8 muajshe. Ata u dërguan me urgjencë në spital sepse pësuan gjendje letargjike.
Policia nuk ka zbuluar ende shkakun e vdekjes ndërsa mediat amerikane raportojnë se oficerët gjetën pajisje që zakonisht përdoren për prodhimin e drogës dhe opioideve në objekt.
Kohët e fundit, çerdhja kishte kaluar nën një inspektim nga autoritetet komunale.
Komisioneri i shëndetësisë së qytetit, Dr. Ashwin Vasan, tha se autoritetet besojnë se fëmijët kanë rënë në kontakt “me një substancë toksike”.