Pak ditë pas zjarrit që shkrumboi disa kate të një pallati tek zona e ish-Parkut të Autobusëve, sot në Tiranë është shënuar një tjetër rast. Një shtëpi private është përfshirë nga flakët.
Shkak është bërë një bombol gazi. Defekti ka sjellë zjarrin dhe përhapjen e flakëve me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35 në lagjen “Misto Mame”.
Një person dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe u dërgua me urgjencë në spital. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.