Gjykata e Posaçme e Apelit la në burg pa afat Fredi Belerin. Një tjetër kërkesë, kjo që është rrëzuar mes shumë të tillave që janë bërë në muajt e fundit që pas 12 Majit kur u arrestua.
Në seancën e sotme avokatët këmbëngulën që tashmë që nisi gjyqi provat nuk mund të prishen dhe Beleri duhet të lirohet për t’u betuar.
Por gjykata i rrëzoi. Në dalje nga salla e gjyqit, një qytetar po priste jashtë ambasadoren greke Kamitsi e ndoqi duke i thënë “Jeni kriminelë, ai është një vrasës. Po mbroni një vrasës. Ai është vrasës, turp t’i vijë”, tha qytetari.
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dje iu rikthye deklarimeve për rastin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg në Shqipëri me akuzuat për shitblerje votash dhe nuk ka arritur të bëjë dot betimin për të filluar detyrën.
Duke folur për gazetarët nga Selaniku, në kuadër të panairit ndërkombëtar të biznesit, Kyriakos Mitsotakis tha se “marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë janë lënë në hije nga rasti i burgosjes së Fredi Belerit”.
Ai deklaroi se qëndrimi i Shqipërisë “përmbys progresin e rëndësishëm të katër viteve të mëparshme në marëdhëniet mes të dy vendeve”.
“Ju po mbroni një vrasës”! Incident jashtë sallës, gjykata s’e “ha” presionin për Belerin