-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse po hiqet bonusi i bebeve që lindin jashtë?

Kryesoret

Komisioni për Çështjet Ligjore diskutoi sot për shtesat e reja në ligjin për asistencën sociale, ku në fokus ishte bonusi i bebeve.

Sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ky bonus nuk do të jepet më për familjet që jetojnë jashtë territorit shqiptar. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Denada Seferi, tha se me këtë propozim do të shmangen përfitimet e dyfishta nga familjet që jetojnë jashtë vendit, si dhe do të krijohen kushte të barabarta për ata që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë.

“Bonus i bebeve u vendos për të mbështetur çdo të porsalindur dhe familjet e tyre. Kjo është bërë në kuadër të rritjes së shtesës së popullsisë.

Gjatë viteve 2019-2023 ne kemi ndjekur në vazhdimësi akordimin e 188 623 shpërblimeve për foshnjat e lindura brenda dhe jashtë vendit, kemi parë se gjatë këtyre viteve është rritur ndjeshëm numri i familjeve të mbështetura që nuk janë rezidente në Republikën e Shqipërisë.

Në këtë kuadër, me kërkesë të deputetëve dhe të disa grupeve që kanë ardhur me studime nga terreni, kemi arritur në përfundimin se ky bonus duhet të përfitohet vetëm nga qytetarët që jetojnë në territorin e vendit.

Nga analiza e kryer, rezulton se prindërit që lindin fëmijë jashtë vendit përfitojnë edhe pagesa nga vendet ku punojnë dhe jetojnë, duke marrë kështu pagesa nga të dy vendet.
Me anë të kësaj politike të propozuar ne do të shmangim përfitimin e dyfishtë dhe do të vendosim një kushte të barabarta për foshnjat e lindura në Shqipëri”, deklaroi zv.ministrja e Shëndetësisë./Monitor/

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit