Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një plagosje një Itali. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 35-vjeçar me origjinë shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në Strada Nuova per Suzzara, në Codisotto di Luzzara.
Dyshohet se shqiptari mund të jet plagosur pas një debati. Ka qenë një banor i zonës i cili ka parë 35-vjeçarin të plagosur dhe e ka futur në shtëpi ku më pas ka njoftuar ambulancën.
Ai është dërguar në spital dhe ka marrë ndihmën mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se ishte plagosur në shpatull nga një send i mprehtë dhe dukej në gjendje të dehur. Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet.