Presidenti Bajram Begaj ka patur një takim me Presidentin e Konfederatës Zvicerane dhe Kreun e Departamentit Federal për Punët e Brendshme, Alain Berset.
Mësohet se në bisedën mes homologëve u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh vendosmëria për forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe thellimin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
“Komuniteti shqiptar në Zvicër është një urë lidhëse e fortë mes dy shteteve tona,” shkruhet në faqen zyrtare të presidentit.
You must log in to post a comment.